Mbi 1 mijë e 500 euro i kanë kushtuar disa tepihë për zyrë dhe korridor në Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani”.
Sipas njoftimit për dhënie të kontratës të bërë publik nga Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik kjo blerje ka kushtuar saktësisht 1 675,00 euro, shkruan arbresh.info.
Ndërsa kompania që është shpallur fituese e që do të bëjë këtë furnizim është : ” TOSI – V ” SH.P.K. nga Peja. Ky OP është në mesin e dy operatorëve që kanë aplikuar për këtë tender.

E shuma të cilën e ka ofruar kompania fituese është e përafërt me atë të cilën e kishte parashikuar edhe Universiteti e Gjakovës “Fehmi Agani”.
Në të njëjtin njoftim nuk bëhet e ditur se për sa metra tepihë bëhet fjalë, shkruan arbresh.info. Por, aty thuhet se kontrata nuk ka gjasa të nënkontraktohet.
Të informacionet plotësuese thuhet se palët e interesuara mund të bëjë ankesë.
“Çdo palë e interesuar mund të bëjë ankesë pranë Autoritetit Kontraktues në bazë të nenit 108/A te ligjit Nr. 04/L-042 për Prokurimin Publik të Republikës se Kosovës, i ndryshuar dhe plotësuar me ligjin Nr. 04/L-237, ligjin Nr. 05/L-068 dhe ligjin Nr. 05/L-092 ne adresën e specifikuar ne Nenin I te këtij Njoftimi për dhënie te kontratës”, thuhet më tej në njoftim./arbresh.info/
KFOR monitoron një operacion shpërthimi në Kosovë
Bashkimi godet fuqishëm, transferon Adrio Baileyn
E rëndë në Australi, një burrë humbet jetën pasi u sulmua ng...
Albion Rrahmani gjen golin e radhës në Çeki
I shpëtoi sulmit rus, ambasadori shqiptar: Raketa depërtoi e...
Presidentja e Komisionit Evropian: Iranit s’duhet t’i lejohe...