Osmani: Nuk kam nevojë të koordinohem me askënd për qëndrimet e mia, e këtë më së miri e di Isa Mustafa

14:13 | 8 Qershor 2020
A Z

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani është deklaruar pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë.

Ajo ka folur  për të ardhmen e saj politike, pas përplasjeve me partinë e saj, LDK-në, duke theksuar kështu se atë e përcaktojnë qytetarët e Kosovës.

“Edhe Mustafa dhe secili politikanë e di që unë nuk kam nevojë për koordinim më askënd për qëndrimet e mia. Qëndrimet i kam në vijë me njerëz e duan LDK. I sfidoj të tregojnë se cilin qëndrim e kam ndryshuar nga 6 tetori. Kanë qenë qëndrime të njëjta me të cilat e kemi marrë besimin dhe për mua i shenjtë është vetëm ky besim”, ka thënë ajo.

Shpërndaje në rrjete sociale