Një aksident i rende ka ndodhur ka ndodhur në Napoli në Itali, me 4 të vdekur dhe 7 të plagosur.
Një 30-vjeçar nga Rumania ka humbur kontroll i makinës së tij 6-vendëshe duke u përplasur me një kamion.
Për pasojë kanë gjetur vdekjen e 4 perona, si dhe janë plagosur 7 persona të tjerë përfshirë edhe gruan e tij.
Mes viktimave është edhe vajza e vogël e 30-vjeçarit, e cila ishte në makinë së bashku me fqmijët e tjerë të Emil Ciurar, që për fat shpëtuan.
Emil Ciurar, i arrestuar dhe i akuzuar për vrasje në rrugë, tha se ai ishte pas timonit për 30 orë rresht.
“Unë nuk mund t’i mbaja sytë hapur, isha shumë e lodhur” – është shprehur 30-vjeçari, Emil Ciurar, citon ora news. Ndërkohë, edhe sipas prokurorit, ishte lodhja që shkaktoi përplasjen me kamionin.
“Ai është një njeri i dëshpëruar dhe vazhdimisht pyet për kushtet e gruas e fëmijës së tij dhe do që të jetë në gjendje të dalë jashtë për të shkuar në funeral.” – thotë avokati i tij, Giuseppe Martina.
Emil Ciurar dhe familja e tij po shkonin për në Napoli, ku një xhaxha i tyre dhe dy kushërinjtë ishin duke pritur për ardhjen e tyre. Aty do të punonin si punëtorë sezonalë.
Gjukanoviq para drejtësisë, nesër vazhdon gjykimi për rastin...
Izraeli vret komandantin iranian të Drejtorisë së Naftës
Lirohet një korsi për vetura në rrugën për Rugovë, guri i ma...
Fituesi i Topit të Artë shpall kandidaturën për të parin e f...
Shtrenjtimi i naftës, Kuvendi i Kosovës nesër mban seancë të...
Vendet e Gjirit i bëjnë thirrje Këshillit të Sigurimit të OK...