Një veturë diplomatike ka tejkaluar shpejtësinë e lejuar, duke rrezikuar kështu pjesëmarrësit në trafik dhe jetën e qytetarëve në rrugën e Laçit që dërgon për Durrës.
Vetura e pajisur me targa CD, ishte në shpejtësi mbi 100 orë, duke tejkaluar kështu shpejtësinë e lejueshme prej 40 kilometra në orë.
Shpejtësia e veturës mund të dëshmohet nga video më poshtë.
arbresh.info, ka siguruar video dhe foto ku shihet vetura diplomatike duke tejkaluar disa vetura një pas një.
Ndryshe, mjetet e transportit zyrtar të Përfaqësive Diplomatike, të Konsullatave dhe Organizatave Ndërkombëtare si dhe mjetet e transportit privat të personelit të tyre që mbajnë pasaporta diplomatike, në Shqipëri pajisen me targa CD.
Mjetet e transportit privat të personelit të Përfaqësive Diplomatike, Konsullore dhe Organizatave Ndërkombëtare që mbajnë pasaporta shërbimi, do të pajisen me targa TR Jeshile.
Gjithashtu, me këtë targë, pajisen edhe mjetet e transportit zyrtar të misioneve të ndryshme që veprojnë në Shqipëri por që nuk gëzojnë status të plote diplomatik./arbresh.info

Skenari i çmendur: Barcelona mund ta festojë titullin e kamp...
Studentët shqiptarë protestojnë në Shkup për të drejtën e pr...
Çmimi i naftës arrin në 110 dollarë pas kërcënimeve të Trump...
Kaos dhe rrezik për qytetarët në punimet e sheshit ‘Xh...
Moti sot në Shqipëri
Irani hedh poshtë kërkesën e Trump për të hapur Ngushticën e...