Zëvendëskryeministri i Parë, Besnik Tahiri ka kërkuar të eliminohen të gjitha pengesat që janë në kufirin me Shqipërinë pas vendimit të sotëm për hapjen e plotë. Ka thënë se po kthehet normaliteti dhe në të njëjtën kohë po luftohet pandemia.
“Qeveria sapo vendosi hapjen e kufirit me Republikën e Shqipërisë. Një vendim i cili lehtëson qarkullimin e njerëzve në të dy anët e kufirit. Kufiri shqiptaro-shqiptar duhet të eliminohet tërësisht sikurse kufijtë e shteteve të Bashkimit Europianë. Qeveria e Republikës së Kosovës për çdo ditë, sa herë që të mblidhet, do ta marrë vendime që normalizojnë jetën e qytetarëve. Sikurse që do të vazhdojë edhe lufta për ta mposhtur plotësisht COVID-19”, ka shkruar Tahiri pas vendimit të Qeverisë.
Qeveria e Kosovës ka vendosur sot hapjen e kufirit me Shqipërinë.
https://www.facebook.com/besnik.tahiri.165/posts/10157095770151611
Spiropali: Drejtësi e paanshme për UÇK-në, jo standarde të d...
Ronaldo i rikthehet stërvitjes te Al-Nassr pas zgjidhjes së ...
Kryetari i Malishevës jep mbështetje për Marshin “Drejtësi, ...
U kap me 10 qese drogë, arrestohet një person në Mitrovicë
Hyri për vetëm tri ditë në shtëpi, Luizit i vjen dron në Big...
Kamberi: Për çlirimtarët e Kosovës janë shumë edhe 45 ditë b...