Cavani me gjasë po luan sezonin e fundit me fanellën e Paris Saint Germain, pasi negociata për rinovimin e kontratës nuk ka.
Por, sipas ish anëtarit të kombëtares së Francës dhe ish sulmuesit të Paris Saint Germain, Anelka, do të ishte gabim i skuadrës nëse e lënë të ikin Cavanin.
“Ta lësh Cavanin të ikën do të ishte gabim i madh”, ka thënë Anelka.
“Ai mbetet numri 9 aty, nuk ka diskutim. Ka gabime në lojën e tij, por ai bën veprime të çmendura dhe shënon gola. Do të shërbente shumë”, ka shtuar francezi.
“Te Parisi ke nevojë për kompeticion. Ai është super sulmues që është rrezik t’ia japësh një kundërshtari. Kur ai të luajë kundër PSG, ai do të shënojë. Kjo është koha kur do të bëhen pishman”, ishin fjalët e Anelka.
Cavani lidhet me një kalim të mundshëm te skuadra e Atletico Madrid. Lojtari ishte afër largimit edhe gjatë janarit, por vazhdoi deri në fund të sezonit.
Spiropali: Drejtësi e paanshme për UÇK-në, jo standarde të d...
Ronaldo i rikthehet stërvitjes te Al-Nassr pas zgjidhjes së ...
Kryetari i Malishevës jep mbështetje për Marshin “Drejtësi, ...
U kap me 10 qese drogë, arrestohet një person në Mitrovicë
Hyri për vetëm tri ditë në shtëpi, Luizit i vjen dron në Big...
Kamberi: Për çlirimtarët e Kosovës janë shumë edhe 45 ditë b...