Instituti GAP ka analizuar ndikimin e hershëm të pandemisë Covid-19 në tregun e punës si dhe ndikimin e masave intervenuese të qeverisë në zbutjen e rreziqeve të papunësisë.
GAP ka publikuar një raport që tregon se si përhapja e pandemisë në Kosovë, e shoqëruar me kufizimin e lëvizjes së qytetarëve dhe mbylljen e shumë veprimtarive afariste, pati një ndikim të menjëhershëm në tregun e punës.
“Vetëm në muajin prill janë regjistruar gjithsej 32,377 punëkërkues të rinj, duke bërë që numri i përgjithshëm i punëkërkuesve në Agjencinë e Punësimit të shkojë në 37,392 në katër muajt e parë të vitit 2020. Një pjesë e madhe e tyre (16,820) janë gra”.
“Marrë parasysh pjesëmarrjen shumë të ulët të aktivitetit ekonomik të grave dhe barrierat tjera në punësim, shkalla e papunësisë në mesin e grave mund të rritet edhe më shumë”.
Më poshtë mund ta lexoni komunikatën e plotë të lëshuar nga GAP:
Të dhënat nga Administrata Tatimore e Kosovës tregojnë se industritë të cilat punësojnë më së shumti punëtorë në Kosovë – ajo e tregtisë me shumicë e pakicë, e ndërtimtarisë dhe industrisë përpunuese, shënuan rënie të madhe të punëtorëve gjatë periudhës janar-mars 2020. Përderisa në mars të vitit 2019 në industrinë e tregtisë me shumicë e pakicë punonin rreth 80 mijë persona, në mars 2020 ky numër ra në rreth 43 mijë. Edhe numri i kontributpaguesve në Fondin Pensional të Kosovës (Trust) ka shënuar ulje prej rreth 20% në shumicën e komunave të Kosovës.
Me gjithë lehtësimin e masave kufizuese dhe hapjen graduale të veprimtarive biznesore, raporti vjen në përfundim se tregu i punës nuk mund të kthehet menjëherë në situatën e para-pandemisë. Kjo për shkak se jo të gjitha veprimtaritë ekonomike që do të hapën do të kenë kërkesën e njëjtë për ofrim të mallrave apo shërbimeve si dhe për shkak se bota e pas-pandemisë mund të kërkojë veprimtari dhe shërbime të reja ekonomike të cilat kërkojnë edhe shkathtësi të reja. Andaj, pa një plan gjithëpërfshirës të rimëkëmbjes ekonomike numri i të pa punëve mund të rritet edhe më shumë në muajt në vijim.
Tarifat e Trump, Merz: Do të shkoj në Washington me një qënd...
FSK-ja krah NATO-s, në stërvitjen “Dynamic Front”
Apple do të lëshojë pesë produkte të reja pas dy javësh, pri...
NASA synon që në fillim të marsit të dërgojë njerëz përsëri ...
Tri metoda natyrale si të ulni tensionin e lartë
Nga mëngjesi deri në darkë – sa gota me ujë duhet të pini