Drejtori Ekzekutiv i Institutit EPIK Demush Shasha, vlerëson se Qeveria e udhëhequr nga Avduallah Hoti, në raport me dialogun Kosovë-Serbi, duhet të ketë mbështetjen e 2/3 e deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
Ai në një intervistë për EkonomiaOnline tha se Hoti duhet të ketë një platformë politike e cila duhet në Kuvend në rrafshin e brendshëm politik kurse jashtë duhet të sigurojë që nuk ka përçarje ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian për sa i përket çështjes së dialogut.
“Qeveria duhet të ndjek dy aspekte sa i përket dialogut me Serbinë i pari është ai i brendshmi ku kryeministri Hoti i cili me vendim të Gjykatës Kushtetuese duhet të jetë kryenegociatorë, duhet të sigurojë një konsensus të brendshëm politik, duhet të siguroj përkrahje të 2/3 në Kuvendin e Kosovës për nisjen e negociatave”.
“Duhet të votohet një platformë politike për nisjen e negociatave me Serbinë, duhet të votohen një ekip dhe duhet të përkufizohen parimet dhe vijat e kuqe të dialogut”.
“I dyti është ai i jashtëm ku kryeministri Hoti duhet të sigurojë që ekziston vetëm një dialog dhe ai është dialog i udhëhequr nga Bashkimi Evropian në përputhje me rezolutën e Kombeve të Bashkuara, ai duhet të sigurojë edhe përkrahjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Duhet të sigurojë që nuk kanë përçarje në mes të partnerëve tanë tradicional, transatlantik”.
Ish-sekretari i Ministrisë së Integrimit Evropian thekson që ai thotë se kjo do të jetë një sfidë për kryeministrin Abdullah Hotin të sigurojë 2/3 e i cili u zgjodh kryeministër me vetëm 61 vota, e që sipas tij, pa një pëlqim paraprak është e papranueshme të rifillojë dialogu.
“Kjo do të jetë një sfidë politike por sado që është e vështirë është e paevitueshme, është jashtëzakonisht e papranueshme që dialogu të filloj pa një pëlqim paraprak pa një mandat paraprak me 2/3 në Kuvendin e Kosovës”.
Kurse sa i përket debatit publik se a duhet dialogu të udhëhiqet nga Bashkimi Evropian apo nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Shasha thotë se për objektivat e dialogut ka një dakordim të plotë ndërmjet të këtyre dyjave.
Ai thotë se Hoti e ka për obligim të siguroj mbështetje të dyanshme, kurse çështja e kufijve sipas tij, nuk do të jetë temë diskutimi.
“SHBA-të dhe BE-ja janë në dakordim të plotë për sa i përket objektives apo qëllimit të dialogut, tani është mbi kryeministrin të sigurojë fillimisht kohezion politik në Prishtinë e më pastaj kohezion politik në rrafshin ndërkombëtarë”.
Përderisa kemi deklarata në diskursin publik si një ide por asnjëherë por asnjëherë si propozim apo qëndrim i palës kosovare, të gjitha partitë politike pa dallim kanë deklaruar se integriteti territorial është i pacenueshëm, rrjedhimisht në përputhje me qëndrimet politike në asnjë formë integriteti territorial i Kosovës nuk mund të jetë temë e diskutimit në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi”.
Ronaldo i rikthehet stërvitjes te Al-Nassr pas zgjidhjes së ...
Kryetari i Malishevës jep mbështetje për Marshin “Drejtësi, ...
U kap me 10 qese drogë, arrestohet një person në Mitrovicë
Hyri për vetëm tri ditë në shtëpi, Luizit i vjen dron në Big...
Kamberi: Për çlirimtarët e Kosovës janë shumë edhe 45 ditë b...
Lumbardh Dellova në formacionin e javës në Bullgari