Qindra mijëra njerëz në mbarë territorin e Shteteve të Bashkuara kanë protestuar në mënyrë paqësore kundër dhunës policore dhe racizmit sistematik.
Protestat e së shtunës ishin kryesisht paqësore dhe dallonin shumë nga ato të fundjavës së kaluar, kur policia përdori forcë kundër protestuesve, duke i sulmuar me gaz lotsjellës dhe sprej me piper, transmeton Gazeta Express.
Në Karolinën Veriore, vendlindje e afrikano-amerikanit të vrarë, George Floyd, shumë njerëz u mblodhën në një kishë për ta nderuar viktimën e policisë dhe për t’ia dhënë lamtumirën e fundit.
Në kryeqytetin amerikan, Washington DC, më shumë se 10,000 persona u mblodhën në rrugë dhe shkuan para Shtëpisë së Bardhë.
Në Philadelphia, ku u mbajt një ndër protestat më të mëdha, aktivistët kërkuan që kryetari i qytetit t’i zvogëlojë buxhetin policisë për së paku 10 për qind.
George Floyd vdiq më 25 maj në duart e policisë. Një polic ia mbajti gjurin në qafë për më shumë se tetë minuta para se ai të mbetej pa ndjenja.

Ronaldo i rikthehet stërvitjes te Al-Nassr pas zgjidhjes së ...
Kryetari i Malishevës jep mbështetje për Marshin “Drejtësi, ...
U kap me 10 qese drogë, arrestohet një person në Mitrovicë
Hyri për vetëm tri ditë në shtëpi, Luizit i vjen dron në Big...
Kamberi: Për çlirimtarët e Kosovës janë shumë edhe 45 ditë b...
Lumbardh Dellova në formacionin e javës në Bullgari