Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka reaguar pas lajmit se Korporata Sfidat e Mijëvjeçarit, agjenci qeveritare e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, zhbllokoi fondet e ndihmës për Kosovën, pasi Qeveria Hoti hoqi reciprocitetin ndaj Serbisë.
“SHBA-të e mbajtën premtimin. Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit, MCC, riaktivizoi fondet për Kosovën, rreth 250 milion dollarë, pas vendimit të sotëm të Qeverisë Hoti”, ka shkruar Mustafa në Facebook.
“Ia destinoi shtetit të Kosovës, i cili sot, përmes një qeverie të përgjegjshme, iu rikthye miqësisë, besimit dhe partneritetit me SHBA-të dhe BE-në”, ka thënë Mustafa.
Sipas Mustafës, “po duket se MCC nuk u brengos shume për elegjitë populliste për konceptet e sovranitetit, të disa akterëve tanë politik. Në vend që të “vajtojnë” me ta, MCC tregoi besim ndaj Qeverisë Hoti dhe përkushtim për shtetin e Kosovës”.
“Sovraniteti ynë është i lidhur në mënyrë jetike me miqtë tanë strategjik”, ka shkruar Mustafa.
“Duhet një NATO më e fortë brenda Evropës” – Kancelari Fried...
PDK-ja kundër rritjes së re të tarifave të energjisë: 21% më...
MASHTI: Nuk kemi njoftim zyrtar për aktakuzë
Një muaj paraburgim për 15 komisionerët e arrestuar në Malis...
Vuçiq: Shërbimi i detyrueshëm ushtarak do të hyjë në fuqi në...
E rëndë në Angli/ Vrau me thikë një 12-vjeçar, adoleshenti p...