Lideri i BDI-së Ali Ahmeti edhe sot në Facebook ka shkruar se ka ardhur koha për kryeministër shqiptar në Maqedoninë e veriut.
Erdhi koha të dashur miq, Kryeministër Shqiptar
Erdhi koha të dashur miq, të bashkohemi sepse kur jemi bashkë, çdo gjë është e mundur, ashtu siç ishim bashkë që nga lufta e UÇK-së gjer tek zgjedhja e Kryetarit shqiptar të Kuvendit, anëtarësimit në NATO dhe negocimit me Bashkimin Evropian”, thotë Ahmeti.
Ai deklaron se ky është vendi ynë, vendi për të cilin kemi luftuar. Ne kemi një pjesë të barabartë në historinë e tij, në trashëgimin e tij, në kulturën e tij, ekonominë e tij, në të ardhmen e këtij vendi.
“Në këto zgjedhje kërkojmë kryeministër shqiptar i cili do të jetë kryeministër i të gjithëve, kryeministër i barazisë, me vende të barabartë të punës, pagave të barabarta, pjesëmarrjes së barabartë në Qeveri, për shqiptarët dhe të gjithë”, shton Ahmeti.
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...