Në rastet e reja të konfirmuara në 24 orët e fundit, të të prekurve me koronavirus në Shqipëri, ka rezultuar edhe një personel shëndetësor i riinfektuar.
Lajmin e ka bërë me dije Ministria e Shëndetësisë, teksa ka dhënë sot detajet e situatës më të fundit të koronavirusit në vendin tonë.
“Rastet e identifikuara në 24 orët e fundit janë kontakte familjare dhe disa raste të reja në proces hetimi. Aktualisht kemi një personel shëndetësor të riinfektuar pas thuajse 3 muajsh, pra i infektuar për herë të dytë, si kontakt familjar. Gjendja e tij shëndetësore është e stabilizuar”- njoftoi ministria e Shëndetësisë.
Përballë kësaj situate, e për të shmangur mundësinë e infektimit, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju fton edhe njëherë për t’u treguar të kujdesshëm për respektimin e distancës fizike me njëri-tjetrin, evitimin e kontakteve, shtrëngimit të duarve dhe përqafimeve, ruajtjen e higjienës vetjake dhe shmangien e grumbullimeve.
Fejohet vajza e Jakup Krasniqit, kërkesa e dorës u bë te bab...
A ishte Uran Ismaili faktori kyç që nuk u pranua Fatmir Lima...
Kjo është gjendja shëndetësore e policit të plagosur në Shqi...
Parashikimi i motit për të martën
Arsenali me fitore minimale, titulli i Ligës Premier më afër...
Masakër në Turqi/ 17-vjeçari hyn në restorant dhe vret me ar...