Komisionerja për Punë të Brendshme e Bashkimit Evropian, Ylva Johansson tha se të gjitha vendet e Unionit deri në fund të qershorit duhet t’i hapin kufijtë që kanë mbyllur në kuadër të masave kundër koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Johansson shprehu kënaqësinë pasi disa vende të BE-së kanë hapur kufijtë me njëra-tjetrën dhe tha se në zonën Schengen duhet të hapen kufijtë e brendshëm para përfundimit të qershorit.
“Në mbledhjen e mbajtur sot vendet anëtare mbështetën hapjen e kufijve të brendshëm dhe më pas të kufijve të jashtëm”, tha Johansson, e cila shtoi se bashkë me këtë pothuajse të gjitha vendet e BE-së kanë shprehur mendimin “për zgjatjen e kufizimeve të udhëtimeve për vendet e treta” afati i së cilës përfundon më 15 qershor.
“Duhet të vlerësojmë heqjen gradualisht të kufizimeve për udhëtimet në vendet e BE-së për të huajt duke filluar nga korriku”, tha Johansson.
Muajin e kaluar Komisioni Evropian kërkoi zgjatjen e ndalesës së udhëtimeve deri më 15 qershor, që zbatohet për personat që udhtëojnë nga vendet e treta drejt zonës Schengen.
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...
Bisedimet SHBA-Iran do të fillojnë në ditët në vijim