Kryetari i Minneapolis, Jacob Frey, është gjunjëzuar dhe ka qarë para arkivolit të George Floyd gjatë fillimit të ceremonisë komemorative të afro-amerikanit i cili ndërroi jetë derisa një polic po tentonte ta arrestonte.
Në ceremoninë e varrimit kishin marrë pjesë edhe anëtarët e familjes së Floyd, kurse pranë universitetit North Central ishin mbledhur një grup qytetarësh që dëshironin t’i jepnin lamtumirën e fundit, përcjell arbresh.info
Trupi i pajetë i George Floyd qëndronte i shtrirë në arkivolin ngjyrë ari i mbuluar me lule, e përveç portretit të tij, prapa shpinës së pjesëmarrësve ishte bërë edhe një mural me fytyrën e tij.
Mijëra qytetarë ishin mbledhur në Minneapolis për t’i dhënë lamtumirën e fundit George Floyd-it. /arbresh.info/
Milot Avdyli gjen golin e radhës me fanellën e Celjes
Aksident në Tiranë, vdes një 42-vjeçar
Klubi i MLS tërhiqet nga gara për Robert Lewandowskin
Osmani në TED: Kosova, nga dhimbja në histori lirie dhe demo...
FFK reagon ndaj deklaratave të fundit për kurdisje nga disa ...
Chelsea siguron finalen e FA Cup, aty e pret Manchester City