Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka pritur sot drejtorin për Kosovë të Caritasit zviceran, Kreshnik Basha dhe zyrtaren nga kjo organizatë, Krenare Lleshi.
Në takim u nënshkrua marrëveshja në kuadër të projektit “Shpresë’, qëllimi i së cilës është përmirësimi i cilësisë së arsimit dhe ofrimit të shërbimit në arsimin parafillor (APF), duke përfshirë edhe punën me edukatorët para-shërbimit dhe atyre që janë duke punuar, si dhe institucionet e tjera lokale relevante.
Nga marrëveshja e nënshkruar sot, Ferizaj përfiton trajnime dhe ngritjen e kapaciteteve për edukatorët parafillorë gjatë vitit 2020. Janë 75 edukatorë të cilëve Caritasi zviceran do t’i ofrojë trajnime cilësore përmes institucionit partner, përkatësisht IPK dhe Master trajnerëve të tyre si dhe pajisjen e 10 klasave të APF në vitin 2020/21, në bashkëfinancim mes partnerëve.
Rama në Tivat për Samitin BE-Ballkani Perëndimor: Fokus në z...
Dy milionë euro për linjat ajrore: Si do të shpërndahet ndih...
Merz dhe Macron me plan të ri për afrimin e Ballkanit drejt ...
Dy persona therën me thikë në Prizren, policia zbulon detaje...
Pacolli: Kompleksi Memorial “Adem Jashari” po jetësohet, gat...
Gjersa u del në krah kriminelëve të dëbuar nga Mali i Zi, Vu...