Vetëm një muaj qëndroi në pozitën e Ministrit të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike.
Agim Veliu u shkarkua përmes një kumtese për media nga ish-shefi i Qeverisë së Kosovës pasi sipas këtij të fundit përhapi panik tek qytetarët për shkak të gjendjes së krijuar nga Covid 19.
E të mërkurën, me formimin e Qeverisë së re të udhëhequr nga Avdullah Hoti, Veliu është emëruar po në të njëjtën pozitë.
Por, Veliu në deklarimin e pasurisë të bërë në vitin 2019 në Agjencinë kundër Korrupsionit ka deklaruar shtëpi, banesë, tokë e truall në vlerë 0 euro.

Ai nuk i ka vendosur vlerë asnjërës prej pasurive të paluajtshme që i posedon.
I pari i ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike ka deklaruar një shtëpi me oborr, banesë, tokë të punuar dhe truall. Ai nuk ka deklaruar asnjë veturë, as në pronësi të tij e as në pronësi të bashkëshortes e fëmijëve të tij.
Ndërsa para të gatshme në dy banka të vendit ka deklaruar afër 20 mijë euro, e një kredi prej 25 mijë eurove./arbresh.info/

Florent Hasani shkëlqen me dy gola ndaj Adana Demirsporit
ZYRTARE: Hekuran Berisha rikthehet tek Dukagjini
Juventusi i ofron Zhegrovën Evertonit për sulmuesin e tyre, ...
Rama intervistë për median izraelite: Antisemitizmi fillon m...
Dronët rusë godasin autobusin në Ukrainë, të paktën 12 vikti...
Dyshimet për manipulim me vota në rajonin e Mitrovicës, inte...