Një i burgosur 43-vjeçar me shtetësi gjermane i cili kishte udhëtuar nëpër Portugali me një furgon kampingu tani është në fokusin e hetimeve të Scotland Yardit lidhur me zhdukjen e Madeleine McCann.
Policia beson se ai ishte në rrethinë kur trevjeçarja është parë për herë të fundit në majin e vitit 2007, transmeton portali arbresh.info.

Ata po kërkojnë informata për furgonin dhe automjetin tjetër të të dyshuarit, një Jaguar.
I dyshuari e kishte transferuar në emrin e dikujt tjetër një ditë pasi vogëlushja ishte zhdukur.

“Dikush atje di më shumë se sa po tregojnë”, tha detektivi Mark Cranwell, i cili po udhëheq hetimin e Policisë Metropolitane.
Forca tha që ajo mbeti një hetim i “personave të zhdukur” sepse nuk ka “prova përfundimtare” nëse Madeleine është gjallë apo jo.
Sidoqoftë, hetuesit gjermanë në Zyrën Federale të Policisë Kriminale, Bundeskriminalamt (BKA), e kanë klasifikuar atë si një “hetim vrasjeje”.

Scotland Yard tha se autoritetet gjermane kishin marrë drejtimin mbi këtë aspekt të çështjes sepse i dyshuari gjerman ishte në paraburgim në vendin e tyre.
Detektivët thanë se i dyshuari, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, ishte në burg për një “çështje pa lidhje” dhe kishte “dënime të mëparshme”, por ata nuk pranuan të japin më shumë detaje./arbresh.info/
Nga 1 prilli, rriten qiratë për bizneset në Pallatin e Rinis...
Haradinaj në Bjeshkën e Madhe: Inkurajuese të shohësh rritje...
Pas përjashtimit nga BBVA, Greta kërkon falje për Juelën: Ed...
Numri i të vdekurve në Liban rritet në 850, thotë Ministria ...
Vdekja e filozofit gjerman, Kurti: Ai e quante moralisht të ...
Galatasaray synon transferimin e Bernardo Silvës, gati super...