Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë 24 orëve të fundit në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut janë marrë vendime për izolimin e 392 personave kurse 150 persona kanë nënshkruar deklaratë për vetizolim.
MPB gjithashtu njofton se policia gjatë kontrolleve të personave që janë në izolim-vetizolim nuk ka regjistruar asnjë shkelje.
Sa i përket mosrespektimit të masave mbrojtëse si pasojë e pandemisë Covid-19, MPB njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 475 shkelje. SPB Manastir ka regjistruar 42 shkelje, SPB Veles-66, SPB Kumanovë-48, SPB Ohër 53, SPB Shkup-106, SPB Strumicë-64, SPB Tetovë-50 dhe SPB Shtip ka regjistruar gjithsej 46 shkelje./Alsat
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...