Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka përkujtuar katër bashkëluftetarët e tij në 21 vjetorin e rënies.
Ish komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka vlerësuar lart jetën dhe veprën e Ibrahim Mazrekut, Ejup Kryeziut, Kujtim Krasniqit dhe Milaim Behes.
“Në luftimet ballë për ballë me forcat pushtuese serbe, ata ranë në fushën e nderit për të mos vdekur kurrë. Rënia e tyre heroike ishte humbje e madhe jo vetëm për ne si bashkëluftëtarë, por për gjithë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës”, ka shkruar ndër të tjera Limaj në “Facebook”.
Postimi i plotë i Limajt:
Sot, në 21 vjetorin e rënies kujtoj me pietet bashkëluftëtarët e mi, Ibrahim Mazreku, Ejup Kryeziu, Kujtim Krasniqi dhe Milaim Beha.
Ibrahimi, Ejupi, Kujtimi dhe Milaimi ishin nga të parët që iu patën përgjigjur zërit të atdheut.
Në luftimet ballë për ballë me forcat pushtuese serbe, ata ranë në fushën e nderit për të mos vdekur kurrë. Rënia e tyre heroike ishte humbje e madhe jo vetëm për ne si bashkëluftëtarë, por për gjithë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
Pavarësisht se po bëhën 21 vite, Ibrahimi, Ejupi, Kujtimi dhe Milaimi do të mbesin në kujtesën time përgjithmonë, si djemtë më të mirë të këtij vendi që nuk kursyen asgjë për lirinë e Kosovës!
Lavdi të gjithë dëshmorëve të kombit!

Kosova hyn në 10 ditët vendimtare për zgjedhjen e presidenti...
Vjedhje në një kioskë në Mitrovicë të Veriut, hajnat marrin ...
E mitura nga Prizreni largohet nga shtëpia, gjendet duke bas...
Sherr për pronë në Ferizaj, tre të lënduar – policia sekuest...
58 aksidente trafiku e mbi 1800 gjoba të shqiptuara gjatë 24...
Aksion policor në Mitrovicë e Vushtrri, 26 të arrestuar dhe ...