Arsenal është duke pritur përgjigje nga ylli i skuadrës, Pierre-Emerick Aubameyang, të cilit i kanë ofruar kontratë të re.
“Topçinjtë” janë të frikësuar se mund të humbin kapitenin në verë, kontrata e të cilit skadon në vitin e ardhshëm, transmeton portali arbresh.info.
Aubameyang ka qenë në top formë në “Emirates” duke shënuar 61 gola në 97 ndeshje në dy vitet e fundit dhe sezonin e kaluar ndau Këpucën e Artë se bashku me Sadio Mane dhe Mohames Salah.

Ka spekulime të shumta për të ardhmen e Aubameyang, i cili është i lidhur me kalimin te Real Madrid dhe PSG.
Sipas L’Equipe, Arsenal i ka ofruar ish yllit të Dortmund mundësinë për ta rinovuar kontratën.
Mirëpo, nëse Arsenal nuk arrijnë të kualifikohen në Ligën e Kampionëve, atëherë klubi anglez do e këtë të vështirë ta bind lojtarin për rinovim./arbresh.info.
Shpërthimi i ‘etheve afrikane të derrave’ në Spanjë mund të ...
Ardian Kastrati i bashkohet AAK-së, garon për deputet
Veç gjashtë parti kanë dorëzuar listat me kandidatë për depu...
“Makazze” shkruan histori, NAVI siguron play-offin
Vdes nëna e kryetarit të Shtimes, Qemaj Aliut
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit