Receta e fshehtë e Adele për rënien e pabesueshme në peshë lidhet me rutinën e stërvitjes, por edhe me një shërbim të ofrimit të vakteve, pasi këngëtarja nuk i ka mirë punët me gatimin.
Shërbimi ofron tre vakte me kalori të ulët, të cilët janë miratuar nga disa të famshëm, përfshirë yllin e ‘Familjes Moderne’, Sofia Vergara dhe këngëtaren Pink.
Një burim i tha ‘The Sun’ të dielën: “Adele ishte e prirur të humbiste peshë dhe vendosi të përdorë një shërbim të ofrimit të vaktit, pasi u rekomandua nga Katy Perry, e cila ishte një fanse e madhe e kësaj metode përpara se të mbetej shtatzënë.

Adele e bëri të qartë që nuk dëshironte të ndihej e privuar dhe e donte ushqimin e shëndetshëm, të mirë, kështu që zgjodhi menynë e ekuilibruar të kontrolluar nga kaloritë, e cila ofron tre vakte në ditë dhe nuk heq asnjë grup ushqimesh, por shkon deri në rreth 1.700 kalori.”
OVL e UÇK-së thirrje qytetarëve: Nisuni drejt Skenderajt për...
Mërgim Lushtaku po qëndron para Stacionit të Policisë në Ske...
Dalin në shitje biletat për sfidat kundër Izraelit dhe Lukse...
Shefi i grupit të PDK-së në Skënderaj iu bënë thirrje qyteta...
Shqipëria bëhet gati për të dërguar trupa në Gazë
Samiti Trump–Xi përfundon me tone pozitive, por pa marrëvesh...