Ministri i Shëndetësisë së Singaporit ka konfirmuar 518 raste të reja, kurse numri i përgjithshëm i të infektuarve në vend ka shkuar në 34,884.
Duke marrë parasysh numrin e rasteve të raportuara javën e kaluar me 24 maj, ku u regjistruan 548 raste të reja, paraqitet një ulje e vogël e numrit të të infektuarve.
Muajin e kaluar, ministrja Josephine Teo ka thënë se rreth 200,000 emigrant, shumica prej tyre janë të infektuar me COVID-19, janë duke jetuar në 43 blloqe konvikti. Në secilën ndërtesë qëndrojnë nga 10 deri në 20 persona.
Singapori është duke u përgatitur për lehtësimin e disa masave të kufizimit. Nga fillimi i javës, disa nga punëtorët do të jenë në gjendje të rikthehen në punën e tyre dhe mund të vizitojnë familjarët. Në fuqi vazhdon të jetë mbyllja e vendit për vizitorët jashtë vendit./arbresh.info/
Kallas: Zgjedhjet në Kosovë po e shtyjnë dialogun me Serbinë
Shoferi në Gjilan ndëshkohet pas tejkalimit të rrezikshëm në...
Një person humb jetën në një vetaksident në Lloqan të Deçani...
Ish-gjyqtari: Real Madridi u vodh, ishte penallti e pastër
Shteti serb financon veteranët e Beretave të Kuqe, që luftua...
Çmimet e derivateve pa ndryshime nga dita e djeshme