Satelitët do të përdoren për eksperimentie të teknologjisë së vëzhgimit të Tokës, raportoi media shtetërore.
Kina lançoi dy satelitë të rinj të eksperimenteve teknologjike të shtunën, njoftoi media shtetërore.
Satelitët e lançuar në orbitën e planifikuar do të përdoren për eksperimente të teknologjisë së vëzhgimit të Tokës, njoftoi Agjencia e Lajmeve Xinhua.
Raketa transportuese Long March-11 u përdor për të hedhur në orbitë satelitët në ora 04:13 të mëngjesit (08:13 sipas orës të Evropës Qëndrore) nga Qendra e Nisjes Satelitore Xichang në Provincën Sichuan në jugperëndim të Kinës.
Ky ishte misioni i 332-të i serisë së këtij raketambajtësi, thuhet në raport.
Lançimi i fundit erdhi pas fillimit të suksesshëm të këtij muaji dhe kthimit të versionit provues të anijes kozmike kineze të pilotuar të gjeneratës së re.
Anija kozmike testuese u hodh në orbitë nga raketa transportuese e Kinës “Long March-5B” më 5 maj dhe u kthye më 8 maj pasi qëndroi në orbitë për dy ditë e 19 orë./AA/
Provimi i jurisprudencës, studentët shqiptarë protestë më 18...
Sorensen për takimet në Bruksel me kryenegociatorët: U disku...
Deklarata e komunës malazeze për ‘çnjohjen’ e Kosovës, Minis...
Shfuqizohet tarifa prej 3 eurove për shoqëruesit e pacientëv...
Trump kërkon hapjen e Kinës ndaj bizneseve amerikane
Çmimi “Karli i Madh”, Kryeministri Rama i ftuar në ceremoni