Kurba e pandemisë së koronavirusit të ri sa vjen e rritet në Brazil duke kaluar pragun simbolik prej 25 000 të vdekur dhe 400 000 raste të konfirmuara.
“Deri tani, vendi më i prekur në Amerikën Latine, Brazili ka regjistruar 25 598 të vdekur nga COVID-19 dhe 411 821 raste të konfirmuara të kontaminimit”, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, shifra e të cilës janë më të ulëta se realiteti, sipas shkencëtarëve, transmeton lajmi.net.
Me 1 086 të vdekur gjatë 24 orëve të fundit, është hera e pestë që ky vend me më shumë se 210 milionë banorë ka tejkaluar pragun prej 1 000 të vdekur në 24 orë që prej përshpejtimit të pandemisë, javën e kaluar.
Rekordi daton më 21 maj me 1 188 të vdekur.
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?
Pse ndryshon ora e Iftarit çdo natë?
Një natë pa gjumë dëmton shëndetin mendor dhe fizik