Kryetari i Alenca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj e ka mirëpritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese, duke e përshëndetur përmes një postimi në rrjetin e tij social në Facebook.
Ai ka thënë se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese ka hapur rrugë për formimin e Qeverisë së re, si dhe ka ftuar të gjitha palët që ta respektojnë këtë vendim dhe të veprojnë conform tij, shkruan arbresh.info
Haradinaj ka thënë se nuk duhet humbur kohë për caktimin e seancën për votimin e Qeverisë, duke e ftuar Avdullah Hotin, të mandatuarin për krijimin e Qeverisë që sa më parë të kompletojë ekipin dhe Kuvendin.
“Në rrethanat e krijuara, çdo ditë e humbur ka kosto për ekonominë dhe mirëqenien e qytetarëve. Kosova nuk ka kohë për të humbur”, ka përfunduar Haradinaj shkrimin e tij./arbresh.info/
Postimi i tij i plotë:
Përshëndes aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, i cili i hap rrugë formimit të Qeverisë së re. Ftoj të gjitha palët që ta respektojnë këtë vendim dhe të veprojnë konform tij. I mandatuari për krijimin e Qeverisë së re, Avdullah Hoti, duhet që sa më parë të kompletojë ekipin dhe Kuvendi pa humbur kohë të caktojë seancën për votimin e Qeverisë. Në rrethanat e krijuara, çdo ditë e humbur ka kosto për ekonominë dhe mirëqenien e qytetarëve. Kosova nuk ka kohë për të humbur.
RH
Sallahu: Dorëheqja e Osmanit do të ishte e dobishme
Netanyahu urdhëron sulme 48-orëshe ndaj Iranit nga frika se ...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Integrimi evropian i Kosovës, Zulfaj premton rezultate konkr...
Gjobiten Meta dhe YouTube për varësinë nga mediat sociale
Moti i keq, Kapiteneria e Vlorës ndalon lundrimin e mjeteve ...