Analisti politik, Agon Maliqi ka thënë se Kosova duhet t’ua parashtrojë Gjermanisë dhe Francës kusht që të angazhohen për njohjen e Kosovës nga pesë vendet e BE’së në mënyrë që të vazhdohet dialogu nën ombrellën e BE’së.
Maliqi ka shkruar në Facebook se me këtë kusht Kosova do të futej shpejt në NATO.

“Kosova duhet t’ia parashtrojë Gjermanisë dhe Francës një kusht për vazhdimin e dialogut nën ombrellën e BE-së: angazhimin e tyre për njohjen e Kosovës prej 5 shteteve evropiane që nuk na njohin. Kështu Kosova do të mund të futej shpejt në proces për të hyrë në NATO dhe nuk do të kishte trajtim asimetrik prej BE-së në raport me Serbinë”, ka shkruar Maliqi.
Ai ka thënë po ashtu se pa këtë kusht të vënë nga Kosova drejt dy kryeqyteteve më të fuqishme evropiane çdo kërkesë e tyre për dialogun nuk mund të merret shumë seriozisht.
“Nga kjo pozitë nuk do të kishte kurrëfarë nevojë për të nxituar me marrëveshje dhe as për të bërë kompromise paralizuese. Pa këtë hap, çdo kërkesë që vjen prej kryeqyteteve evropiane në lidhje me dialogun nuk mund të merret shumë seriozisht”, ka shkruar ai.
Të shtëna me armë në Afrikën e Jugut, të paktën 11 viktima
Misteri i krimit në Çaçak të Serbisë, brenda shtëpisë u gjet...
LDK akuzon Qeverinë për keqpërdorime në energji dhe kërkon t...
24 pjesëtarë të Njësive Speciale certifikohen në aftësi poli...
SHPRESË DHE GËZIM PËR FËMIJËT NË PEDIATRI
Gjenden 3 trupa të vdekur në një shtëpi në Çaçak të Serbisë,...