Paris Saint Germain janë kthyer përsëri në garë për mbrojtësin e Napolit, Kalidou Koulibaly.
Sipas Calciomercato, kontaktet mes dy klubeve janë intensifikuar gjatë dy ditëve të fundit, përcjell lajmi.net.
PSG pothuajsje e kishte përjashtuar veten nga kjo garë, ashtu si edhe Barcelona, duke e lënë Manchester United si kandidatin më të mundshëm.
Sidoqoftë, raportohet se Leonardo ishte duke zgjidhur prioritete tjera dhe tani është gati të zhvillojë negociata për qendërmbrojtësin ndërkombëtar të Senegalit.
Edhe pse çmimi i tij prej 100 milionë euro ka rënë, ende besohet se Koulibaly nuk do të lejohet të lëvizë për më pak se 70 milionë euro.
De Laurentiis ka thënë se ka refuzuar një ofertë në vlerë prej 120 milionë euro vitin e kaluar.
Sonte ndërrohet ora
Trepça nënshkruan kontratë mbi 25 mijë euro për furnizim me ...
Tronditëse: Foshnja 5-muajshe dërgohet pa shenja jete në Urg...
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...
Haxhiu: Masakra e Izbicës, njëra nga plagët më të rënda të l...