Britania e Madhe ka mbyllur ambasadën e saj në kryeqytetin e Koresë së Veriut, Pyongyang, dhe ka urdhëruar stafin të largohet nga vendi.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, mbyllja e papritur është e lidhur me kufizimet e coronavirusit në vend, për të cilën Zyra e Jashtme tha se stafi i ambasadës e kishte të pamundur funksionimin e saj atje.
Bëhet e ditur se një numër diplomatësh dhe banorë të huaj u evakuuan nga kryeqyteti i Koresë së Veriut që nga muaji mars.
Një numër burimesh i thanë NK News të mërkurën se diplomatët britanikë u larguan nga Koreja e Veriut, përmes kufirit me Kinën.
Ndërkaq qindra banorë të huaj kanë mbetur në Pyongyang, përfshirë diplomatë nga ambasada suedeze dhe ruse, dhe një numër i vogël i punëtorëve të përfaqësuar nga Gjermania, Zvicra, Franca dhe Italia.
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...