Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) të martën mbrëma akuzuan Rusinë se ka kryer interceptim “të pasigurtë dhe joprofesional” ndaj një avioni të marinës në Detin Mesdhe, transmeton Anadolu Agency (AA).
Avioni detar patrullues-zbulues PA-8A ka fluturuar në Mesdheun lindor mbi ujërat ndërkombëtare ku e interceptuan dy avionë luftarakë rusë Su-35, thuhet në njoftimin e flotës së gjashtë të flotës amerikane.
“Interceptimi ka qenë i pasigurt dhe joprofesional për shkak të pilotëve rusë që mbanin afërsi në secilin krah të P-8A njëkohësisht, duke kufizuar aftësinë e P-8A për të manovruar në mënyrë të sigurtë”, theksohet më tej.
Marina i quajti veprimet e pilotëve si “të panevojshme” dhe i akuzoi ata se “nuk kanë qenë në përputhje me rregullat e mira ajrore dhe rregullat e fluturimit ndërkombëtar” dhe duke bërë kështu rrezik sigurinë e tyre.
“Veprime si këto rrisin potencialin për përplasje”, u tha më tej.
Sipas marinës, incidenti të martën shënoi incidentin e tretë të tillë në dy muajt e fundit. Dy interceptime të tjera u regjistruan në prill në të njëjtën zonë.
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Ankandi i Titanik/ Jeleku i shpëtimit i anijes ‘fatkeqe’ shi...
Anijet turistike zvicerane dhe gjermane largohen nga Ngushti...
Netanyahu: Situata me Iranin nuk ka përfunduar
Muriqi për humbjen nga Turqia: Ëndrra ime u shua për 90 minu...
Rruga “Dardania” në Fushë Kosovë ende larg përfu...