Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut dhe kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev në ‘Facebook’ shkroi se “është koha për normalitetin e ri”.
“Shoqëria jonë duhet të vazhdojë të funksionojë. Masat po lehtësohen, institucionet kompetente vërtetojnë se epidemia është nën kontroll. Virusi do të jetë i pranishëm për një kohë të gjatë dhe ne duhet të mësohemi të jetojmë me të”, shkruan Zaev, njofton Telegrafi Maqedoni.
Kreu i LSDM-së thotë se qytetarët duhet të kenë përgjegjësi më të madhe se se lufta nuk ka përfunduar.
“Të jemi të kujdesshëm dhe të kemi kujdes për shkak se me këtë ne i mbrojmë më të afërmit dhe e mbrojmë shëndetin tonë. Duhet t’i respektojmë të gjitha masat, në këtë mënyrë shpëtojmë jetë”, shkruan Zaev.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...