Bayern Munich e ka mundur 1:0 Borussia Dortmundin të martën, duke e krijuar një epërsi prej shtatë pikëve në krye të Bundesligës e cila pothuajse ia siguron titullin e tetë gjerman radhazi.
Joshua Kimmich e shënoi një gol të jashtëzakonshëm i cili doli të ishte i triumfit të madh për Bayern Munich në Signal Iduna Parkun e zbrazët dh fal të të cilit kampioni në fuqi tani ka shtatë pikë më shumë se rivali i vetëm në garë për titull, Dortmund, kur kanë mbetur edhe gjashtë ndeshje deri në fund, raporton Gazeta Express.
Pavarësisht fillimit të mirë të ndeshjes nga vendasit, Bayerni tregoi durim dhe shkoi në pushimin mes pjesëve në epërsi minimale.
Kimmich e paraboloi Burkin nga një largësi prej rreth 18 metrave, duke e lënë të shtangur për triumfin e kampionit në fuqi.
Gjendet e vdekur një shtetase e huaj në shtëpinë e saj në Pe...
Sot paraqitja mbrojtëse e Kushtrim Kokallës për vrasjen e Li...
Digjet një barnatore në Ferizaj, dyshohet se flaka iu vu qël...
“Jam i trishtuar, por krenar për skuadrën”, Sylvinho flet pa...
Teknologji e avancuar në shërbimin shëndetësor, Edi Rama jep...
Rruga Pejë-Kullë-Rozhajë, e kalueshme për të gjitha automjet...