Vëllai i Toni Kroos, Felix, ka besimin se Real Madrid do jetë klubi i fundit i mesfushorit.
Kontrata e gjermanit skadon në vitin 2023, aty ku do të mbush 33 vjeç dhe më herët lojtari ka pranuar se nuk është i interesuar për të luajtur jashtë Evropës, transmeton portali arbresh.info.
I këtij mendimi është edhe Felix, i cili beson se kampionati kinez apo amerikan nuk i intereson Kroos.

“Toni është rehatshëm në Madrid. Ai do të qëndrojë aty, kalimi në Kinë ose Amerikë nuk i intereson”, deklaroi ai.
Muajt e kaluar kishte raportime që Kroos mund të transferohet te Manchester City, por lojtari ka konfirmuar se nuk largohet nga “Santiago Bernabeu”./arbresh.info.
“Çdo Bajram shkoj në Kosovë vetëm për hir të nënës”, hoxha z...
Rudolph: Kosova dhe Gjermania ndajnë përkushtim për lirinë d...
Ministri izraelit bën thirrje për aneksimin e jugut të Liban...
Aksidenti te rruga UÇK në Prishtinë, policia jep detaje
CNN: Mijëra njerëz janë vrarë në Lindjen e Mesme që nga fill...
Faza play off e Kupës së Botës/ Kombëtarja zhvillon stërvitj...