Ish drejtori sportiv i Inter-it, Marco Branca ka konfirmuar se Lionel Messi ka refuzuar mundësinë të transferohet në “San Siro” në vitin 2008.
Argjentinasi gjatë karrierës disa vite ishte i lidhur me kalimin në Seria A dhe Branca ka zbuluar se një ofertë e tyre është refuzuar nga lojtari gjatë vitit 2008, transmeton portali arbresh.info.
Ai tha se arsyeja që Messi refuzoi Inter-in, ishte shkaku që ishte falënderues ndaj Barcelonës.

“Provuam për të, por Messi refuzoi te largohej nga Barcelona”.
“Ishte falënderues ndaj Barcelonës dhe aspekti ekonomik gjithmonë nuk është i pari. Nuk është gjithçka për para”, deklaroi ai.
Kjo ofertë e “Neurazurëve” për gjashtë herë fituesin e Topit të Artë, ishte bërë kur skuadra italiane ishte në top formë./arbresh.info.
Elon Musk akuzon drejtësinë franceze për motive politike pas...
Paralajmërimi i Anthropic për IA-në godet tregjet globale
I plagosuri nga incidenti në rrugën Gjilan–Kamenicë në gjend...
Endrick vazhdon shkëlqimin tek Lyoni
Stuhia Leo kërcënon Spanjën dhe Portugalinë
Parashikimi i motit për të enjten