Këshilltari politik i kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, ka bërë një sulm të ashpër ndaj presidentit Thaçi duke reaguar pas një statusi të filozofit Blerim Latifi në profilin e tij në Facebook.
Duke u munduar të problematizonte pasurinë e presidentit Thaçi, ish deputeti Tali ka sulmuar edhe origjinën e presidentit nga shtresa sociale përkatëse.
“Hashimi rrjedh prej nji familje t’madhe (gjashtë vllazën e tri motra), t’shtresës së “ultë fshatare”” – ka shkruar ai
Në fakt, shumica e qytetarëve të Republikës së Kosovës gjatë periudhës së komunizmit jugosllav ishin pjesë e po kësaj shtrese të varfër e fshatare, që ishte më e shtypura në atë sistem.
Por, Tali nuk ndalet me kaq dhe e sulmon presidentin edhe për babain e tij, i cili thotë t’i ketë punuar si “polar” ndërsa edhe për nënën që i thotë se e ka pasur thjesht amvise.
Nuk kuptohet pse këshilltari Tali i demonizon këto profesione në fjalë, kur dihet se shumica e grave në Kosovë janë amvise.
Për më tepër, Vetëvendosje ishte zotuar më herët se do të mbronte pikërisht qytetarët e kësaj shtrese të shtypur në vend – duke qenë parti e majtë.
https://www.facebook.com/driton.tali/posts/10222614856704249?__cft__[0]=AZW8D3nPCEbtrdfDACXceARZFi30ryz_TPktWpFLXD60pZ7m7LqxQznL1Oozzsb72stC_j5k9QbmHanMOJ0ng-DpmHdf_BEfpL0Du5od4TznVavrha-ibyX9xNsxn87vxNc&__tn__=%2CO%2CP-R
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit
Burri raporton në polici se gruaja e tij është larguar nga s...
Të fjeturit më pak se gjashtë orë gjumë, rrit rrezikun e dem...
Dëmtimi i varrezës së Astrit Deharit, policia jep detaje