Në përditësimet që do t’i pësojë X7, nuk përfshihet edhe ky tretman.
BMW e ofron tretmanin M Performance për të gjitha modelet, por makinës më të madhe SUV, modelit X7 me tri rradhë ulëse, nuk do t’ia përshtatë edhe këtë version që përfshinë dukje më të fryrë dhe motor më të fuqishëm.
Të gjithë entuziastët e kësaj makine, e kanë të kotë pritjen, sepse X7, do ta ketë fatin e 7 Series, për të mos u bërë kurrë një X7 M.
Ky është lajmi i fundit që e ka siguruar BMW Blog, që shuan shpresat e ofrimit të M Performance për këtë SUV, por njëjtë nuk do të ndodhë edhe me modelin e ngjashëm që do të bëhet X8 M dhe BMW Alpina XB7, transmeton Telegrafi.
Për më mirë, X8 M do të jetë një makinë e veçuar dhe jo një pasardhës i X7, të cilit do t’i ndryshohet vetëm versioni. Vetëm se do të ketë ngjashmëri të mëdha me X3 M dhe X4 M, kryesisht në stilin që do ta ketë.
Brenda kapakut të X7 nuk është ndonjë motor i dobët, por motori me 523 kuaj fuqi, por përditësimi dhe fuqizimi me M Performance, do ishte edhe më i mirë.
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë
Rreth 64 mijë aplikime nga diaspora për votimet e 28 dhjetor...
SHBA i cakton afat 2027-ën Europës që ta marrë drejtimin e m...
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...