Nëpërmjet një njoftimi të OBRM-PDUKM-së thuhet se “deklarimi i kreu të KSHZ-së, Oliver Derkoski se ndaj KSHZ-së ka trysni, është dëshmi se kemi punë me Qeveri që dëshiron zgjedhje jo të rregullta”.
Sipas tyre, burimi i këtyre trysnive vjen nga Qeveria nga siç thonë nga OBRM-PDUKM, qeveria në ikje e Zoran Zaevit.
“OBRM-PDUKM dënon të gjitha format e trysnive ndaj KSHZ-së nga Zaev dhe Qeveria. Kërkojmë t’i heqin duart nga institucioni dhe ta lënë të vendosë sipas ligjit”, shprehen nga OBRM-PDUKM.
Ata shtojnë se qytetarët duhet në mënyrë të pavarur dhe demokratike ta shprehin vullnetin e tyre ndërsa zgjedhjet dhe procesi zgjedhor duhet të zbatohet në përputhje me ligjet.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...