Pas propozimit të Komisionit për Sëmundje Infektive që të ketë karantinë gjatë fundjavës në Maqedoninë e Veriut, Qeveria deri tani ende nuk ka mbajtur mbledhje për ta miratuar apo refuzuar këtë propozim.
Sipas propozimit të komisionit, karantina fillon të shtunën në ora 19:00 dhe mbaron të martën në ora 5 e mëngjesit, njofton Telegrafi Maqedoni.
Duke pasur parasysh se në propozim karantina fillon nga dita e shtunë në ora 19:00, Qeveria pritet që gjatë ditës së nesërme të vendosë për miratimin apo mosmiratimin e këtij vendimi.
Propozimi i Komisionit për Sëmundje Infektive për karantinë 58 orëshe nxiti reagime të shumta në opinion.
Ganimete Musliu ia heq mikrofonin Albin Kurtit, nuk e lejon ...
Kurti: Ulja e TVSH-së dhe akcizës krijon boshllëk financiar,...
Miratohet nisma për lidhjen e Marrëveshjes Financiare Ushtar...
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni mbërrin në Arabinë Sa...
Kurti kthehet në Kuvend
Raportohet se një avion luftarak amerikan është rrëzuar mbi ...