Sindikata e Mbrojtjes dhe Sigurisë kërkoi shpërblim për pjesëtarët e URMV-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes.
Ata këtë kërkesë ia kanë dërguar te presidenti i shtetit, në Qeveri dhe ministres së Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinksa, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Gjatë gjendjes së jashtëzakonshme pjesëtarët e MM-së dhe URMV-së në mënyrë aktive kontribuuan në mbrojtjen e qytetarëve të Maqedonisë dhe me punën dhe angazhimin e tyre meritojnë këtë shpërblim”, shprehen nga kjo sindikatë.
Ata shtojnë se shpërblimi me para do të jetë njohje për angazhimin e tyre si dhe vlerësim i kontributit të tyre në realizimin e qëllimeve të Maqedonisë në luftën kundër coronavirusit.
Sonte Trepça-Bashkimi, finalja e gjigantëve
Vdes në QKUK personi i cili u vetaksidentua para një jave me...
OVL-UÇK tregon emrat e dëshmorëve që ranë nga 1 deri më 15 m...
Dalin detaje: Rozana Radi nuk ishte në dijeni për pjesëmarrj...
Nis evakuimi i pasagjerëve nga anija e prekur me hantavirus
Vjosa Osmani prezanton aderimin e radhës