Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministrja në detyrë e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, Rozeta Hajdari, sot zhvilloi një takim të përbashkët me Bordin e Përkohshëm të Korporatës Energjetike të Kosovës Sh. A, të udhëhequr nga Kryesuesja e Bordit, Rrezarta Pllana, me anëtarët e Bordit, Arbnor Pula, Merita Kasapolli dhe Bezad Halilaj, dhe me u.d. Kryeshefin Ekzekutiv të KEK Sh.a., Luigj Ymerin.
Kryesuesja dhe anëtarët e Bordit e njoftuan Kryeministrin për objektivat strategjike të Bordit dhe Planin e Veprimit, me qëllim të arritjes së qëndrueshmërisë financiare të KEK-ut, përfshirë këtu ndalimin e keqpërdorimeve dhe rritjen e transparencës. Gjithashtu u diskutua për përpilimin e një strategjie zhvillimore të KEK-ut në konsistencë me planin e Qeverisë së Kosovës për zhvillimin ekonomik.
Për Qeverinë e Republikës së Kosovës mbetet prioritet zhvillimi i ndërmarrjeve publike dhe ngritja e kapaciteteve të tyre përmes profesionalizmit dhe alokimit të duhur të resurseve që ato kanë./arbresh.info
Dogana paralajmëron analiza më të mirëfillta të mallrave që ...
Aksident mes një veture dhe motoçiklete në Pejë, dy persona ...
E pathyeshme ecuria e Trepçës, 11 fitore rresht
Reshjet e dendura të borës në Japoni, 45 të vdekur, mbi 500 ...
Ministri iranian: Nëse SHBA na sulmon, do të synojmë bazat a...
Edi Rama pritet të udhëtojë me 9 shkurt drejt Brukselit për ...