Do të ishte plotësisht joserioze dhe e pajustifikuar në mënyrë mjekësore, nëse nuk e pranojmë faktin për një valë të dytë të mundshme. Duke pasur përvojën e tanishme, ne po punojmë paralelisht në përgatitjen e të gjithë sistemit shëndetësor për një valë të dytë të mundshme, tha Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në intervistën e tij për “Nezavisen”.
Ai thotë se kulmi i dytë i infeksionit është diçka e treguar historikisht nga një numër epidemish të mëparshme.
“Shikoni të gjitha viruset e frymëmarrjes, parashikimet për këtë janë që mund të zhduken në muajt e verës, por është absolutisht e mundur që ai të rishfaqet në vjeshtë.
Dhe kjo nuk është vetëm perceptim i jonë, por edhe perceptimet në të gjithë botën, dhe kjo përfundimisht duhet të na mbajë në gjendje gatishmërie. Unë mendoj se në këtë nxitim të parë, megjithë shumë të panjohura për këtë virus, ne kemi trajtuar me shumë sukses situatën, falë përvojës dhe ekspertizës së epidemiologëve, virologëve, infektologëve dhe të gjithë stafit mjekësor. Ne nuk kemi pasur skenarët e zi me të cilët përballen disa vende në drejtim të mbingarkesës së sistemit shëndetësor”, tha Filipçe.
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...
Arbeloa beson se Mbappe do të udhëtojë me skuadrën në Manche...
Irani kërcënon Europën/ Ambasadori iranian në OKB: Nuk e për...
Heqja e fusnotës vlerësohet hap pozitiv për Kosovën
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara gjatë vikendit në K...
Kurti emëron Donika Gërvallën Koordinatore Kombëtare për mbr...