Juventus ka refuzuar një ofertë mjaftë të mirë nga Barcelona për mbrojtësin Matthijs de Ligt.
Dy gjigantët garuan gjatë verës së kaluar për shërbimet e holandezit derisa ai ishte pjesë e Ajax dhe lojtari zgjodhi t’i bashkohet “Zonjës së Vjetër”, transmeton portali arbresh.info.
Mirëpo, interesimi i Barcelonës nuk është shuar dhe para disa ditëve kanë ofruar 75 milionë euro për shërbimet e De Ligt.

Por, përgjigja e “Bianconerëve” ka qenë negative sepse gjiganti italian e sheh De Ligt si pasuesi adekuat i Giorgio Chiellini-t.
Thuhet se Juventus është i kënaqur me përformancat e De Ligt, pavarësisht që nuk kanë qenë në formën më të mirë.
De Ligt gjatë këtij sezoni ka arritur ta zëvendësojë mjaftë mirë Chiellini-n që ishte lënduar, por ky i fundit është shëruar, andaj nuk dihet se kujt do t’i takon pozita e formacionit të parë./arbresh.info.
Moti sot i vranët dhe vende-vende me riga shiu
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...