Mesfushori i Arsenal-it, Granit Xhaka ka pranuar se largimi i bashkëlojtarit Pierre-Emerick Aubameyang do jetë humbje e madhe.
Gabonezit i kanë mbetur vetëm 12 muaj kontratë me “Topçinjtë” dhe ende nuk e ka rinovuar kontratën, transmeton portali arbresh.info.
Kosovari e ka paralajmëruar gjigantin anglez që të mos e humbë Aubameyang, i cili do jetë humbje mjaftë e madhe për klubin.

“Nëse ajo ndodh, sigurisht që do jetë humbje e madhe për skuadrën dhe klubin”.
“Auba gjithmonë është i rrezikshëm dhe i gatshëm për të shënuar. Ai është gjithmonë pozitiv, optimist, ndihmues dhe shumë profesional”, deklaroi ai.
Interesim tejet të madh për Aubameyang është duke shprehur Real Madrid dhe Inter./arbresh.info.
Ulet në gjunjë për t’i propozuar, Brikena i thotë R...
Hoxhaj për debatin në Maqedoninë e Veriut: Absurde që shqipj...
Paralajmërimi i SHBA-së për sigurinë e Shqipërisë, Nufi: Nuk...
Kina i kërkon bashkëpunim Rusisë për të ndalur luftën në Ira...
Iranianët përballen me ndërprerjen më të gjatë kombëtare të ...
Akturkoglu vendos derbin e madh, Fenerbahçe triumfon në dram...