Ish luftëtari dhe komandanti i UÇK-së, në Koshare, Hisen Berisha nëpërmjet një postimi në Facebook, ka shkruar se Rusia do ta përforconte ndikimin në Kosovë, por jo përmes grusht shtetit, por duke e vrarë demokracinë parlamentare si rend Kushtetues i Republikës së Kosovës.
Ai po ashtu ka thënë se vrasja e demokracive parlamentare nuk bëhet përmes invadimit ushtarak në një shtet por duke ndikuar institucionet shtetërore, të mos respektojnë vendimet e Gjykatës Kushtetuese, transmeton arbresh.info.
Ai në fund shkruan se Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës duhet të jetë vija e pakapërcyeshme e mbrojtjes së shtetit të Kosovës.
Ky është postimi i plotë i tij:
Rusia nuk kalon!
Rusija do ta përforconte ndikimin në Kosovë, jo përmes grushtshtetit por duke e vrarë demokracinë parlamentare si rend kushtetues i Republikës së Kosovës.
Vrasja e demokracive parlamamtare nuk bëhet përmes invadimit ushtarak në një shtet por duke ndikuar institucionet shtetërore, të mos respektojnë vendimet e sistemit të drejtësisë e veçanërisht vendimet e Gjykatës kushtetuese.
Gjykata kushtetuese e Republikës së Kosovës duhet të jetë vija e pakapërcyeshme e mbrojtjes së shtetit të Kosovës./arbresh.info
Parashikimi i motit për sot
Kusari-Lila: Në Gjakovë me zemër e me projekte konkrete për ...
Kurti në tubim në Zvicër: Nuk ka edhe çlirimtar, edhe zullum...
Hamza nga Prizreni: Qytetarët duan ndryshim, Kosova s’mund t...
Haradinaj: Malisheva në përkrahje të Aleancës
Trump thotë se është arritur marrëveshje me Iranin, pritet f...