Dafina Zeqiri ka bërë tjetër ndryshim në pamje.
Dafina Zeqiri është një prej këngëtareve që rrallëherë e shohim me një dukje të njëjtë për shumë kohë, shkruan lajmi.net.
Kjo ngase, artistja pëlqen të eksperimentojë me ‘look-un’, andaj brenda pak kohësh ndryshon shumë stile flokësh.
Pas realizimit të fotosesionit të ri, Dafina iu drejtua floktarit, për të bërë ndryshimin e ri në stilin e flokëve, të cilin nuk e priste askush.
Ajo mëngjesin e sotëm e nisi me një fotografi, përmes së cilës tregoi flokët gërsheta që i ka bërë.
Për ndryshe, Dafina Zeqiri është duke punuar rreth albumit të saj të ri “Dafinë moj”, kurse kënga e fundit është “A je pendu”, në bashkëpunim me Cricket.

Vetëm 45 minuta e ndajnë PSG-në nga gjysmëfinalja e Ligës së...
45 minuta të çmendura në “Metropolitano”, Barça ...
Dafina Zeqiri feston ditëlindjen e parë me të birin: Dhurata...
Rikthehet Atletico, Ademola Lookman shënon golin e qetësisë
Barcelona realizon edhe golin e dytë ndaj Atleticos
Ushtria amerikane ktheu mbrapsht gjashtë anije në 24 orët e ...