Sindikata e Policisë së Maqedonisë pas raportimit se tre punonjës në MPB janë infektuar me Covid-19, i bëri thirrje ministrit Naqe Çulev që të ndërmerr masa të përforcuara dhe aktivitete për të mbrojtur policët që ndodhen në terren.
Ata kërkojnë nga ministri Çulev që policët që kanë kontakt të drejtpërdrejtë me qytetarë t’u sigurohet maska mbrojtëse, doreza dhe të vendoset pika dezinfektuese në çdo njësi të MPB-së, njofton telegrafi maqedoni.
Nga kjo sindikatë thonë se nuk do të lejohet asnjë punonjës MPB-së të dërgohet në terren pa maskë mbrojtëse, doreza dhe mjete për dezinfektim.
“I bëjmë thirrje ministrit, duke ndjekur shembullin e rritjes së paralajmëruar të pagave për 20% për punonjësit shëndetësor që ishin të përfshirë në luftën kundër Covid-19, të rrisin pagat edhe për policët”, thuhet në njoftimin e SPM-së.
Vrasja në Paskuqan, Policia ofron shpërblim prej 10 mijë eur...
Hamza: Pres që të kemi pak më shumë deputetë, zgjedhjet ishi...
Nënkoloneli i FSK-së diplomon me sukses superior në SHBA
City shumë pranë mesfushorit anglez, kalon rivalët e United
Tërmet në Filipine, të paktën 32 të vdekur dhe mbi 200 të lë...
Të shtëna me armë në Velipojë, një i plagosur