U.d i ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka shkruar rreth kërkesës së disa qytetarëve që namazi i Fitër Bajramit të falet në ambiente të hapura.
Sveçla e ka akuzuar profesorin universitar Milazim Krasniqi se ai qëndron prapa këtij organizimi, por duke mos dhënë më shumë detaje, shkruan Reporteri.
“Jam informuar se sot pasdite, një grup “qytetarësh anonimë” po nxit organizimin e një proteste që është kundër vendimeve të MSh-së të marra sipas rekomandimeve të IKSHP-së, dhe në dakordim të plotë me Bashkësinë Islame të Kosovës. Kemi gjithashtu informacione se pas këtyre organizimeve qëndron publicisti Milazim Krasniqi”, ka shkruar ai.
“I ftoj të gjithë qytetarët të tregojnë maturinë dhe vullnetin e plotë për të mos rënë viktimë e politizimit të riteve fetare”, ka shkruar ai.
Kujtojmë se kryetari i BIK-ut, Naim Tërnava gjatë ditës ka thënë se xhamitë do të vazhdojnë të jenë të mbyllura.
Shpërthime në Bejrut dhe sirena në Bahrein, sulme gjatë natë...
Albin Kurti feston sot 51-vjetorin e lindjes
Sot 27 vjet nga ndërhyrja e NATO-s, lufta dhe liria e Kosovë...
Sot i jepet lamtumira e fundit Ilaz Brahimit që u vra nga e ...
Lufta largon turistët nga Lindja e Mesme, Shqipëria bëhet de...
66 të vdekur nga rrëzimi i një aeroplani ushtarak kolumbian