Në 24 orët e fundit (18/19 maj), shtatë persona nuk e kanë respektuar vendimin për kufizimin e lëvizjes në rajonin e Tetovës. Ata janë privuar nga liria dhe në stacion policor kanë marrë kallëzime për “mosveprim sipas rekomandimeve gjatë epidemisë”.
“Gjithashtu, pasi është marrë vendimi për përdorim të detyrueshëm të maskave mbrojtëse, janë shqiptuar gjashtë masa të reja ose gjithsej 301 persona kanë marrë paralajmërim me shkrim për shkak të mosrespektimit të urdhrit për shfrytëzim të mbrojtjes”, informoi sot SPB Tetovë.
Gjatë kësaj periudhe, janë regjistruar 23 persona të rinj të cilët janë në izolim me vendim të Inspektoratit Sanitar Shtetëror, ndërsa gjithsej janë kontrolluar 219 persona. Nuk ka vendime të reja për vetizolim, ndërsa është kryer kontroll te 50 persona.
Shqipëri: Sot Dita e Verës, tradita që reziston ndër shekuj
SHBA bombardon një ishull të Iranit, Trump me paralajmërim t...
A do të arrijë benzina 2 franga për litër në Zvicër? Ja çfar...
Sot mbahet protestë në pikën kufitare të Jarinjës në territo...
Kurti takohet sot me Sorensenin
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...