Policia e Kosovës e ka suspenduar nga puna zyrtarin policor, Besnik Demiri, i cili më herët përmes një postimi në rrjete sociale, ofendoi banorët e rajonit të Drenicës, duke thënë se ata duhet të rrethohen me tela si në kopshtr zoologjik
Kjo është konfirmuar për Gazetën Metro nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Daut Hoxha.
“Po, ju konfirmoj se lidhur me rastin e potencuar nga ana e juaj, një zyrtar policor nga rajoni i Prishtinës është supsenduar nga detyra”, ka thënë ai.
Ndërkaq, Demiri më herët ka përdorur gjuhë raciste në një grup në rrjetin social Facebook, në të cilin publikohen barcoleta.
Ky i fundit, shkroi një të tillë në lidhje me banorët e Drenicë, duke thënë se këta duhet të rrethohen si në kopsht zoologjik.
Kjo ka marrë reagime të shumëta në rrjete sociale, si deklaratë skandaloze e një zyrtari që vjen nga një institucion shumë i rëndësishëm, siç është Policia e Kosovës.
Kujtojmë se kohëve të fundit disa zyrtarë policor janë supsenduar e përjashtuar nga puna, për shkak të komenteve të bëra në rrjete sociale.

Kurti ndalet në Arllat për kafe dhe ëmbëlsirë, sonte tubimi ...
Mbi 117 mijë aplikime nga diaspora, numri mund t’i afrohet r...
Trump bisedë telefonike me Netanyahun – flasin për Ira...
Veldin Hoxha dhuron asistim të bukur për Rubin Kazanin
Rregulla të reja në Ulqin: Gjoba deri në 500 euro për ata që...
“Përse u ndave me babin”, pyetja e sikletshme që...