Një mjek i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka deklaruar se vendet europiane ‘nuk duhet të festojnë’ për rënien e numrit të vdekjeve nga Covid-19, por sipas tij duhet ‘të përqendrohen për përgatitjen e një vale të dytë të koronavirusit në dimër’.
Dr Hans Kluge bëri paralajmërimin ogurzi ndërsa vendet europiane kërkojnë të zvogëlojnë kufizimet e bllokimit, transmeton portal arbresh.info
Dr. Kluge, drejtor për rajonin e Europës në OBSH, tha se ai është ‘shumë i shqetësuar’ , sepse koronavirusi mund të përhapet me shumë gjatë dimrit, kur edhe fillon sezona e gripit.

Ai u ka bërë thirrje vendeve europiane që të shtojnë numrin e shtretërve nëpër repartet e urgjencës, duke thënë se është koha për ‘përgatitje, dhe jo festë’.
“Singapori dhe Japonia tanimë kanë filluar këto përgatitje”, tha ai për The Telegraph.
“Këtë po bëjnë edhe vendet skandinave, pasi ata nuk e përjashtojnë një valë të dytë”, shtoi ai.
“Jam shumë i shqetësuar për valën e dytë të infeksionit në vjeshtë dhe dimër, sidomos gjatë kohës së gripit sezonal dhe fruthit”, shtoi ai.
Shumë vende në Europë kanë hequr masat e rrepta të izolimit dhe kanë filluar rihapjen e bizneseve./arbresh.info/
Rama: Shqipëria anëtare e NATO-s, spekulimet për sulme të pa...
Haxhiu për 8 Marsin: Çdo arritje e grave është një hap përpa...
Policia e Kosovës: 8 Marsi është zë, barazi, fuqizim dhe sim...
Rama uron gratë shqiptare për 8 Mars: Faleminderit për gjith...
Izraeli sulmon objektet e naftës në Teheran, Irani raporton ...
Barcelona merr një ofertë prej 40 milionë eurosh për njërin ...