Industria e veturave në Shtetet e Bashkuara po i kthehet ngadalë gjendjes normale. Disa fabrika pritet të hapen të hënën në sektorin ku janë të punësuar rreth një milion persona.
Prodhuesit “General Motors”, “Ford” dhe “Fiat Chrysler Automobiles” qe disa javë i kanë filluar përgatitjet për rihapjen e fabrikave të tyre në Amerikën Veriore në përpjekje për ta riaktivizuar veprimtarinë në një industri që përbën rreth 6 për qind të aktivitetit ekonomik në Shtetet e Bashkuara.
Për prodhuesit e veturave dhe furnizuesit e tyre, shumë prej të cilëve i rihapën fabrikat javën e kaluar, rifillimi i prodhimit është jetik për t’i dhënë fund mungesës së qarkullimit të mjeteve financiare, të shkaktuar nga izolimi dymujor.
Prodhuesit do të përqendrohen në rifillimin e prodhimit të modeleve që janë më fitimprurëse, përfshirë Chevrolet Suburban SUV, Ford F-150 dhe Jeep Wrangler, shkruan “Reuters”.
Ndryshe, presidenti amerikan, Donald Trump, të enjten pritet ta vizitojë një fabrikë të kompanisë “Ford” në Michigan, e cila është futur në funksion për prodhimin e ventilatiorëve dhe pajisjeve mbrojtëse për stafin mjekësor.
Një zëdhënës i këtij prodhuesi tha se fabrikat ku më parë është punuar me tri ndërrime do të punojnë me dy ndërrime, ndërsa fabrikat në të cilat është punuar me dy ndërrime do të funksionojnë me një ndërrim.
Informacion tepër i rëndësishëm për tifozët kuqezinj, që do ...
Meta ofron garanci për lirimin nga paraburgimi, GJKKO rrëzon...
Dogana e Kosovës ndër 10 vendet më të suksesshme në operacio...
Siguria ushqimore, Kosova drejt standardeve të BE-së me vetë...
Shea: Serbia po përdor taktika hibride, detyrë kryesore e NA...
Osmani bën homazhe për ushtarët e rënë të NATO-s: Mirënjohje...